Telenews

Kërcënohet me jetë gazetari

 

 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se është kërcënuar gazetari i emisionit KIKS Kosova në Klan Kosova, Herolind Ademi, siç thuhet, për shkak të një hulumtimi që është duke realizuar për piraterinë e IPTV.

Sipas AGK’së, qytetari B.B, i ka dërguar disa mesazhe telefonike, Ademit duke e kërcënuar me jetë për shkak të përgatitjes së raportit, ku ai është një nga subjektet.

“Haver, vec mbyllunse sakt ta kam adresen pot tregoj veq mbyllun dhe kos dil. Vec pot kallxoj terheku prej meje e mos munperzij se nuk han ma buk. Fol me kon dush pot kallxoj mos mu perzij ne pun te mija qe din me jetu edhe naj dit qikaq di met than pik”, është mesazhi kërcënues që i është dërguar gazetarit.

AGK’ja ka shprehur shqetësim të thellë dhe e konsideron si të papranueshëm dhe shumë të rrezikshëm mesazhin e këtij individi ndaj gazetarit.

“Redaksia e ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës, dhe AGK-ja, e fton Policinë që me urgjencë ta trajtojë rastin dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet për t’i ofruar sigurinë e nevojshme gazetarit.  Gjithashtu, organet e drejtësisë duhet ta bëjnë punën e tyre pas këtij kërcënimi, në mënyrë që puna e gazetarit dhe e redaksisë të vazhdojë në mënyrë të papenguar”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Rrezik në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë, kabllot elektrike të rëna në tokë

Valjeta Turkaj

Lista Serbe “kampion” për shkelje e gjoba gjatë fushatës

Valjeta Turkaj

Gjashtë të arrestuar pas një përleshjeje në Viti, në vendngjarje konfiskohet drogë

Valjeta Turkaj