Telenews

Kërcet dajaku në një restorant në Deçan, klienti rrah dhe kërcënon kamarierin: Kam me ta q* dhe me ta vra nanën

Përleshjet, konfrontimet e mosmarrëveshjet e ndryshme në kafeteri e restorante në vendin tonë janë mjaft të shpeshta. Në të shumtën e rasteve përfshihen klientët, por ndodhë që edhe këta të fundit të kapen me punëtorët e këtyre bizneseve.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në Restorantin Tropikana në fshatin Isniq të Deçan, ku një kamarier është sulmuar dhe kërcënuar nga një klient, gjatë orarit të punës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur sot paradite, kur i dyshuari Xh.Sh., po dyshohet se fillimisht ishte kapur me viktimën, të cilin e ka ofenduar e provokuar dhe në fund e ka rrahur, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për të mos mbaruar me kaq, sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka kërcënuar viktimën, duke e paralajmëruar se do ta pësojë nëna e tij. “Kam me ta q* nanën edhe me ta vra”, ishin fjalët e të dyshuarit, thonë burimet e Sinjalit.

Posa rasti është raportuar në Polici, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me veprat për të cilat dyshuar.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe inicimin e rasteve për veprat “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj