Telenews

Kërkesa e ekspertëve: Eksporti i rrymës të ulë çmimin e faturave

kerkesa-e-eksperteve:-eksporti-i-rrymes-te-ule-cmimin-e-faturave

Për vitin 2025, Kosova shiti rrymë mbi 55 milionë euro, krahas 5-fishit të kësaj shifre që bleu.

Kjo, sipas një deputeteje, që është edhe pjese e Komisionit për Ekonomi, duhet të merret parasysh.

Sipas Janina Ymerit, deputete e LDK-së, faturat që priten të ndryshojnë në mars, të jenë më të ulëta në çmim.

Për Azmer Duleviçin, që është ekspert i fushës së energjetikës, shitja e energjisë jashtë vendit duhet të reflektohet në tarifa më të ulëta të faturave për kosovarët.

Sidoqoftë, Ymeri vlerëson se eksporti i tepricave duhet të njihet, kështu që nuk ka bazë për kosto shtesë.

Për këtë, opozita thotë se nuk do të rrinë duarkryq në këtë legjislaturë, kur bëhet fjalë për rritjen e çmimit të energjisë.

Ndiqeni kronikën e plotë:

Të ngajshme

Të shtëna me armë zjarri në Veternik, tre persona të plagosur nga arma, një tjetër nga thika

Rrezarta Ramaj

Klubet angleze kërkojnë kompensim nga City

Yllka Gashi

Hamza fton qytetarët në protestën e 1 Tetorit kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi