Leonard Ademaj, vëllau i Liridona Ademajt që u vra mizorisht me porosi nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli para pak muajsh është takuar më në fund për herë të parë pas rastit me nipërit e tij, vogëlushët e Liridonës.
Ai ka thënë në Facebook se nipërit i ka takuar në Suedi.
“U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes?”, shkroi Leonardi.
Postimi i plotë i tij:
Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën.
U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes?
Falenderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional.


