Telenews

Kërkesa për kthim trupash, KFOR konfirmon: Përgjigjen ia kemi përcjell Serbisë, nuk mund të lëshohemi në detaje

Misioni i KFOR-it në Kosovë ia ka kthyer përgjigjen Serbisë për kërkesën e saj që të kthehen 1,000 trupa ushtarake në Kosovë.

“Mund të konfirmojmë se komandanti i KFOR-it ia ka përcjell përgjigjen Serbisë, por që nuk mund të lëshohemi në detaje për korrespondencën e NATO-s”, thuhet në përgjigje.

“KFOR mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta përmbushur mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara”, vazhdon përgjigja.

Serbia ka kërkuar kthim të forcave ushtarake në Kosovë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, me pretekstin për t’i mbrojtur pjesëtarët e komunitetit serb.

Të ngajshme

Bie çmimi i derivateve në botë, Kosova ende s’ka lëvizur

Valjeta Turkaj

Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, Britanisë i rekomandohet të marrë lidership në Ballkan

Valjeta Turkaj

Shpërthen një bombolë e oksigjenit në Kaçanik, lëndohet një person

Valjeta Turkaj