Telenews

Kërkimi për fëmijën e humbur në Gjilan, angazhohen dronët dhe FSK-ja

Një fëmijë ka humbur sot në qytetin e Gjilanit. Familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e vogëlushit.

Në lidhje me kërkimin e Alpin, ka nisur një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi. Mentor Maloku, nënkryetar i Shoqatës për Kërkim – Shpëtim, ka dhënë detaje rreth operacionit.

“Kërkimet janë duke u zhvilluar me dronë. Fillimisht jemi duke kërkuar në një perimetër më të ngushtë, e pastaj do ta zgjerim kërkimin. Po ashtu, jemi të fokusuar edhe në kontrollimin e shtëpive dhe objekteve të pabanuara”, deklaroi Maloku.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat e policisë, ndërsa po presin që të bashkohen me pjesëtarët e FSK-së për të vazhduar operacionin. Kërkimi po zhvillohet intensivisht në qytetin e Gjilanit.

Për ata që kanë informacion lidhur me vendndodhjen e vogëlushit, familja ka kërkuar të kontaktohen në numrin: 049/902-750.

Të ngajshme

Gjendet Alpi, qytetarët duartrokisin ekipet e kërkim-shpëtimit

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës 28 Prill

Erzana Fazliu

Humb jetën nxënësja e shkollës “Hasan Prishtina”

Valjeta Turkaj