Telenews

Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në kufirin Kosovë-Shqipëri shtetasi turk

Një 22-vjeçar i cili ishte dënuar nga autoritetet turke, me 4 vjet e 2 muaj burgim, për armëmbajtje pa leje është kapur nga policia kufitare në Morinë.

Policia shqiptare njofton se shtetasi turk Tahsin Yazici, u arrestua me qëllim ekstradimin në Turqi,

“Nga verifikimet rezultoi se 22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Gaziosmanpasa Turqi, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”.

“Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Turqi, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit”, thuhet në njoftim të policisë atje,

Të ngajshme

Prizrenasi e goditi zyrtarin e Postës së Kosovës, e vëllai i tij më pas e rrahu dëshmitarin e rastit

Donat Hashani

Ali Ahmeti: Hill e konfirmoi që vetëm Millosheviqi e konsideronte UÇK- në si kriminele dhe askush tjetër

Donat Hashani

E fundit, PZAP merr vendim për ankesën e PDK-së për Mitrovicën e Jugut

Donat Hashani