Telenews

Kërkohet zbatimi i legjislacionit në fuqi, e jo ndryshimi i tij për recidivistët

Ende pa u bërë 1 vit nga ndryshimet e miratuara në Kodin penal të Kosovës, ndër to edhe ashpërsimi i dënimeve për personat që shpallen fajtorë për veprat penale “Dhunim”, “Sulm seksual” dhe “Dhunë në familje”, sërish është duke u diskutuar për ndryshime të tjera.

Ministrja Albulena Haxhiu, një ditë më parë tha se po shihet mundësia e ashpërsimit të masave, për personat e dyshuar për vepra penale armëmbajtje pa leje, duke përmendur edhe që të njëjtit të mos lirohen me procedurë të rregullt.

Por, një ndryshim i tillë ndonëse i përkrahur nga Këshilli Gjyqësor, nuk po konsiderohet i nevojshëm edhe nga njohës të fushës së drejtësisë.

Fejzullah Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Supreme, thotë se duhet fuqizuar mekanizmat e brendshëm të sistemit të drejtësisë, dhe gjyqtarët vetëm të zbatojnë dënimet që parashihen me Kod Penal, sidomos në rastet kur të pandehurit janë recidivist.

Fejzullah Hasani – Ish kryetar i Gjykatës Supreme  deklaroi se “Gjykatat që zbatojnë vendime efektive në raste të tilla, kur persona të tillë shpallen fajtorë pastaj gjykatat që të kenë parasysh kur kanë para vete një person i cili është i skenum disa herë penalisht, të mos shqiptojnë dënime banale, dënime me gjobë, dënime me gjobë, dënime me gjobë, ngase ligji për recidivist të lejon mundësinë me tejkalu edhe maksimumin e dënimit.”

Sipas tij, problemi qëndron tek aktgjykimet sepse gjyqtarët që shqiptojnë dënime me gjoba në rastet kur një person është kryerës i disa veprave penale, duhet të përballen me masa disiplinore.

Fejzullah Hasani – Ish kryetar i Gjykatës Supreme tha se“Të gjitha rastet ku po dalin në media që gjyqtarët, personat të cilët janë skedum me disa herë nëpër procese dhe në të njëjtën Gjykatë dhe kur i shikoni ato vendime, qesharake me gjobë, me gjobë patjetër me bindjen time duhet të thirren edhe në përgjegjësi ata gjyqtarë sepse ligji thotë se një nga rrethanat rënduese, që detyron me ashpërsu dënimin është kur ke të bëjshe me një recedivist.”

Të panevojshme ndryshimet e përmendura, i sheh edhe hulumtuesi në BIRN, Labinot Leposhtica, i cili thotë se këto deklarime janë më shumë të momentit.

Labinot Leposhtica – BIRN tha se “Rasti i fundit dhe në vecanti reagimet pas rastit të fundit, po evidentojnë që reagimi institucional në Kosovë është post-factum, pra po presim që me na ndodhë një dëm dhe pastaj po tentojmë që bazuar në rastin individual me i ndërmarr disa masa at hoc, të cilat thënë të vërtetën asnjëherë nuk e realizojnë qëllimin e synuar, në këtë drejtim duhet një qasje më sistematike e më strukturore.”

Ndërkohë Albert Zogaj, kryesues në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, përmes një përgjigje për televizionin ka thënë se mbështesin ndryshimet ligjore nëse ato bëhen pas një analize profesionale.

Albert Zogaj – Kryesues i KGJK-së theksoi se “Këto ditë është diskutuar për ndryshimet e mundshme ligjore për ashpërsimin e masave (dënimeve) për rastet e armëmbajtjes pa leje dhe në këtë rast KGJK e mbështet ndryshimin ligjor nëse një ndryshim i tillë del nga një analizë e mirëfilltë shkencore dhe profesionale në kuptimin që këto ndryshime për ashpërsimin e masave shërbejnë si preventivë për parandalimin e rasteve kriminale.”

Ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës, u propozuan e miratuan pas rritjes së rasteve të dhunimeve e dhunës në familje, ku ndër to ishte edhe rasti i dhunimit të 11 vjecares në Prishtinë, nga më shumë se 10 persona.

 

source

Të ngajshme

Ymeri: Nëse shkojmë në zgjedhje, shkojmë se po dëshiron Kurti

“Këta deputetë të VV-së nuk ia votojnë Kurtit shpërbërjen e Kuvendit”

Donat Hashani

Vazhdon seanca për vrasjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu, familja kërkon drejtësi

Donat Hashani