Telenews

Kërkuan shkarkimin e saj, Rozeta Hajdari përplaset me opozitën: Ju vetëm shpifni, nuk argumentoni

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, i ka quajtur shpifje akuzat e opozitës për skandalet në ministrinë e saj.

Hajdari në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se akuzat e opozitës për skandale në Ministrinë e saj janë shpifje, pa asnjë argument, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Më befason ky diskutim kur ju e dini si është menaxhu Ministri gjatë koalicioneve të huaja dhe si është sot. Dy vjet më parë qytetarët na vendosën në qeverisje të vendit. Për një kohë të gjatë në këtë ministri gjithçka kishte shkruar keq. Keni krijuar shantazhe, shpifje e më shumë. Thoni se keni skandale të vazhdueshme. A janë evidentuar në ndonjë raport të auditorit këto.

Ju shpifni por nuk argumentoni. Skandalin duhet ta argumentoni se për çka konkretisht e keni fjalën”, ka thënë Hajdari ndër të tjera.

Teksa Hajdari po fliste, ajo ndërprehej nga opozitarët, gjë që e shtyri të reagonte në drejtim të tyre.

“Ju s’po keni as edukatë komunikimi me dëgju. Mu po më vjen keq me ju thanë. Nuk po leni as me u përgjigjë”, u ka thënë Hajdari atyre.

Në seancën e sotme të Kuvendit, opozita ka kërkuar shkarkimin e Hajdarit duke e akuzuar atë për skandale të njëpasnjëshme në këtë ministri.

Të ngajshme

Pesë ushtarë vriten në sulmin izraelit ndaj Iranit

Erzana Fazliu

Irani konfirmon vdekjen e shkencëtarit të dhjetë bërthamor

Erzana Fazliu

Po vjen projekti më i dashur për Ronela Hajatin

Erzana Fazliu