Telenews

KESCO deklarohet pas gjobës 20 mijë euroshe

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, thotë se është duke e analizuar vendimin për gjobën prej 20 mijë eurosh të shqiptuar ndaj saj.

“Ne kemi pranuar një vendim nga Agjencia për Informim dhe Privatësi. Jemi duke e analizuar këtë vendim. Ky shqyrtim do të bëhet brenda 30 ditëve të ardhshme, ashtu siç e parashohin edhe dispozitat ligjore”, tha zëdhënësja e KESCO-s, Margarita Rashiti.

Agjencia për Informim dhe Privatësi, thotë se gjoba u shqiptua për shkak se KESCO ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve.

“Gjatë shqyrtimit të ankesave, AIP ka konstatuar se KESCO ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve, duke shkelur kështu detyrimet e saj ligjore”, u tha në vendimin e shqiptuar.

Të ngajshme

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027 –

KushtrimGuraj

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit –

KushtrimGuraj

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj