Telenews

Këshilli i Prindërve: Pa pagesën e mësimdhënësve s’ka kuptim as kompensimi i orëve

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar për mospagesën e mësimdhënësve për muajin shtator për shkak të grevës.

Ky këshill në reagimin e tij thotë se pa u paguar mësimdhënësit s’ka kuptim as kompensimi i orëve.

“Pa pagesën e mësimdhënësve nuk ka kuptim as kalendari i ri shkollor (edhe ashtu i përpiluar pa asnjë konsultim me këshillin e prindërve) e aq më pak kompensimi i orëve të humbura nga greva”.

Tutje në reagim thuhet se grevistët e sektorëve të tjerë janë paguar ndërsa vetëm mësimdhënësit jo, madje as ata që kanë punuar.

“Për shumicën e prindërve të Kosovës, mosdhënia e pagave nga Qeveria e Kosovës vetëm mësimdhënësve grevistë (ndërsa të punësuarit grevist në sektorët e tjerë janë paguar) është vendim i kontestueshëm ligjërisht, i padrejtë dhe i dëmshëm në shumë dimensione. As kushtëzimi apo riemërtimi i dhënies së pagës nuk është aspak më i mirë, përkundrazi. Për habinë më të madhe as punëtorët teknikë, menaxhmentet e shkollave, mësimdhënëset lehona apo mësimëdhënësit që kanë mbajtur mësim nuk janë paguar. Pra një seri gabimesh, me pasoja juridike, në këtë vendim”.

Reagimi i plotë:

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj