Telenews

Këshilli i Prindërve takohet me Osmanin, kundërshtojnë grevën

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi ka folur pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, duke thënë se  bllokimi i plotë dhe i paafatë i sistemin arsimor është i paparanueshëm.

Ai është shprehur se ky bllokim është shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve.

“Nuk është roli jonë që ne të gjejmë një zgjidhje mes palëve, ne kemi shprehur vlerësimin e prindërve dhe gjithë organizimet e tjera për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve që bllokimi i plotë dhe i paafatë i sistemin arsimor është i paparanueshëm për ne dhe si i tillë e shkel rëndë të drejtën e fëmijëve”, tha ai.

I pyetur se a kanë gjetur mirëkuptim nga SBAShK-u, ai tha se nuk e kanë kërkuar një gjë të tillë.

“Nuk është se e kemi këtë mirëkuptim, nuk është se kemi kërkuar që ata ta aprovojnë, por ua kemi shprehur këtë vlerësim dhe qëndrim tonin, kanë pasur durimin ta dëgjojmë, por kanë pasur edhe argumentet e tyre, andaj ne i respektojmë ato dhe të drejtën e mësimdhënësve për mirëqenie dhe do të donim që ata të kenë një pozitë më dinjitoze dhe mirëqenie më të mirë, sepse ajo reflektohet edhe në procesin arsimor dhe edukues të fmijëve tanë, por jo duke e pamundësuar të drejtën kushtetuese të fëmijëve tanë për të vazhduar procesin edukativo-mësimor”, u shpreh tutje Demi.

Tutje, ai gjithashtu u shpreh se do të bojkotojnë zëvendësimin e orëve të humbura nga greva.

Të ngajshme

Aksioni në veri, sekuestrohen 22 automjete dhe mallra në vlerë mbi 200 mijë euro

Rrezarta Ramaj

Haradinaj: Kthimi i ligjit për Dhomat e Specializuara do të ishte ofendim, lojë e ndytë ndaj Kosovës

Rrezarta Ramaj

Për mbi një vit u prezantua rrejshëm si zyrtar i AKI-së, i dyshuari kapet në Prishtinë

Rrezarta Ramaj