Telenews

Këshilli i Qarkut të Vlorës me falenderim të veçantë për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë

Gjatë kësaj jave në Prishtinë u mbajt Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

Në këtë Panair morën pjesë edhe përfaqësues të Qarkut të Vlorës së bukur nga Shqipëria, përcjellë Telenews.al

Pas përfundimit të tij, Këshilli i Qarkut të Vlorës që ka marrë pjesë me përfaqësuesit e vetë, sot ka drejtuar falënderime për të gjithë ata që morën pjesë në prezantimin e tyre të përbashkët në këtë Panair.

”Bashkë me bashkitë bregdetare të Vlorës, Sarandës dhe Himarës, si dhe katër bashkitë e tjera të Qarkut tonë: Selenica, Delvina, Konispoli dhe Finiqi, kemi pasur kënaqësinë të prezantojmë nën stendën e Këshillit të Qarkut, potencialin e mrekullueshëm turistik të zonës sonë. Investimet e mëdha në infrastrukturë nga qeveria kanë bërë qarkun tonë një destinacion tërheqës për turistët gjatë gjithë vitit! Nga bukuritë e bregdetit deri te atraksionet historike dhe kulturore, nga gastronomia e shijshme deri te aventurat sportive, Qarku ynë ka gjithçka për të ofruar për pushime t paharruara”, shkruan në njoftimin e Këshillit të Qarkut të Vlorës.

Ky Këshill ka bërë thirrje tek turistët nga Kosova që të bashkohen me ta në këtë rrugëtim të mrekullueshëm të zbulimit të Qarkut të Vlorës së bukur, duke eksploruar çdo skaj të historisë, traditës, kulturës, agriturizmit, gastronomisë dhe mikpritjes vlonjate.

Njoftimi i plotë:

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani