Telenews

KËSHILLI I SIGURIMIT TË OKB-SË SOT MBLEDHJE URGJENTE

Një mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet sot për të trajtuar krizën e përshkallëzuar humanitare në Ukrainë.
ShBA, Britania, Franca, Irlanda, Norvegjia dhe Shqipëria kërkuan takimin, raportojnë burime diplomatike, pas rritjes së bombardimeve ndaj zonave civile ditët e fundit.
ShBA, Britania e Madhe dhe Franca janë anëtarë të përhershëm të këshillit së bashku me Rusinë dhe Kinën.
Raportohet se po zhvillohen gjithashtu diskutime për të krijuar një rast që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila përbëhet nga të gjitha shtetet anëtare, shkruan BBC.

Të ngajshme

Tragjedi në Ugandë: Aksidentohet autobusi, vdesin 20 nxënës

Blearta

Ministria e Shëndetësisë hap tender prej mbi 5 milionë eurosh për furnizim me barna për sëmundje të rralla

Blearta

Turizmi në Shqipëri në rritje, Italia e para, Kosova e dyta për vizitorë

Blearta