Telenews

Këshilltari i Gërvallës kritikon pamjen e shtatores së Blairit: Mirë që s’ishte aty, turp

 

 

Leutrim Sahiti, këshilltar i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është përfshirë në debatin rreth shtatores së Tony Blairit, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe, e cila u kritikua për pamjen jo të duhur.

Në shkrimin e tij, Sahiti theksuar se mirë që Blair nuk ishte në Feriza për ta parë “atë turp që iu bë me shtatoren, që vetëm atij nuk i ngjason”.

Tutje, Sahiti ka vlerësuar se të tilla “sakndale” duhet të parandalohen me ligj.

“Është koha e fundit që turpet dhe skandalet e tilla t’i parandalojmë duke përcaktuar me ligj që vetëm shteti me komision të veçantë të miratojë versionin final të shtatoreve, busteve, duke përfshirë edhe vendin ku vendoset por edhe kujt i ndërtohet shtatore apo bust. E dhimbshme në çfarë niveli kemi arritur duke komercializuar edhe historinë tonë të lavdishme për interesa të ngushta ekonomike dhe politike”, ka shkruar Sahiti.

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj