Telenews

Këshilltarja e Kurtit i reagon ambasadorit gjerman: Serbia është ajo që po e refuzon dhe lufton nënshkrimin e marrëveshjes

Fëllanza Podrimaj, këshilltarja politike e kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar ambasadorit gjerman Jorn Rohde lidhur me një deklaratë të tij në “X”.

Ambasadori gjerman në një postim në “X” ku tregoi për nisjen e Konferencës së Sigurisë në Mynih këtë të premte, përmendi edhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Tema këtë vit është dinamika e humbjes në politikë. A nuk përputhet kjo në mënyrë të përkryer me atë që po shohim aktualisht mes Kosovës dhe Serbisë? Të dyja kënaqin deri tani audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta siç është Bashkimi Evropian”, shkroi ambasadori Rohde.

E këshilltarja e kryeministrit Kurti, Fëllanza Podrimaj ka reaguar duke thënë se nënshkrimi i marrëveshjes me aneksin e Ohrit do të ishte fitimprurëse, por që Serbia po e refuzon këtë.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së BE-së me aneksin e Ohrit do të ishte fitimprurëse! Fatkeqësisht, njëra palë jo vetëm që e refuzon këtë, por e lufton në çdo front”, ka shkruar ajo në “X”.

Të ngajshme

Sot seanca – Çitaku ka një mesazh për Kurtin

Donat Hashani

Sot protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë

Donat Hashani

Kuvendi sot përsëri në tentim për tu konstituar

Donat Hashani