Telenews

Këshilltarja e Kurtit ndalohet për herë të dytë nga policia serbe

Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit Kurti për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është ndaluar përsëri nga Policia e Serbisë në kufi me Kosovën.

Sinani ka njoftuar se dje gjatë ditës ajo është ndalur nga Policia e Serbisë, ndërsa rasti i njëjtë i është përsëritur edhe gjatë kthimit për në Kosovë.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 në vendkalimin e njëjtë kufitar me Republikën e Kosovës, Muçibabë, përsëri u ndalova nga policia kufitare serbe. Për herë të dytë brenda të njëjtës ditë. Jo vetëm duke e lëshuar Serbinë, por edhe duke hyrë. Këtë herë periudha kohore ishte më e shkurtër se në orët e mëngjesit të djeshëm. Edhe kësaj radhe pa asnjë sqarim e arsyetim! Thjeshtë ndalesë! Kjo është Serbia me të cilën si shqiptarë të Luginës së Preshevës ballafaqohemi çdo ditë. Kjo është Serbia për pakicat kombëtare”, thuhet në njoftimin e Sinanit.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj