Donjeta Miftari, këshilltarja e presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar pas largimit të festivalit “Sunny Hill”.
Miftari përmes një postimi në Twitter ka thënë se festivali “Sunny Hill” e vendos Kosovën në hartë dhe është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar vendin tonë.
“Dua Lipa është ambasadorja e Kosovës në botë. Festivali “Sunny Hill” vendos Kosovën në hartë dhe është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar vendin tonë. Zyra jonë luftoi për ta mbajtur atë në PR – rinia jonë pret dhe meriton më mirë. Duhet gjetur një zgjidhje për ta kthyer aty ku i takon”, ka shkruar ajo.
Këtë e ka bërë të ditur, Dukagjin Lipa i cili tha se ky festival është anuluar për shkak të pengut të politikbërjes në kurriz të festivalit dhe të rinjëve të Kosovës

