Sipas tij, shpërndarja e mandateve tashmë është e qartë dhe nuk pritet të ketë ndryshime:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 48 deputetë;
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 24 deputetë;
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 20 deputetë;
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 8 deputetë.
Cakolli thekson se votat me kusht nuk pritet të ndikojnë në shpërndarjen e mandateve, pasi historikisht ato kanë ndjekur të njëjtin trend si votat e rregullta, me një rritje të vogël për partinë e parë.
“E vetmja mundësi për një ndryshim të vogël do të ishte nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK.
Megjithatë, një skenar i tillë do të kërkonte një ndryshim të madh të trendit, i cili nuk ka ndodhur më parë.
Prandaj, bazuar në këto përllogaritje, ky pritet të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve”, tha Cakolli.