Telenews

Kështu do të ndahen mandatet në Kuvend

Të mërkurën në mbrëmje u numëruan të gjitha votat me postë nga mërgata, duke e ndihmuar Vetëvendosjen e Albin Kurtit të shkojë në mbi 51% të votës së përgjithshme. Por, te mandatet nuk ka ndryshime të mëdha.

Te kategoria e votave me postë, VV-ja mori 72% të përkrahjes nga mërgata, ndërsa LDK-ja mori 10% e PDK-ja 9%.

Ky grumbull i votave e ndryshoi rezultatin në favor të VV-së, por pa i dhënë një mandat më shumë. Me rezultatin aktual, që ende s’është certifikuar nga KQZ-ja, VV do të ketë 57 ulëse në Kuvend.

PDK-ja është e dyta me 20.24% ose 22 deputetë, LDK-ja e treta me 13.26% me 15 ulëse dhe AAK-ja e katërta me 5.5% dhe 6 ulëse.

Në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit, VV do të ketë 9 mandate më shumë, PDK-ja 2 më pak, LDK-ja i humb 5 sosh, ndërsa AAK-ja e merr një më shumë. Nisma e cila kishte 3 deputetë, më nuk do të jetë në Kuvend.

Të ngajshme

Ushtarët gjermanë të KFOR-it bëjnë trajnime të specializuara për zbulimin dhe ndjekjen e dronëve

KushtrimGuraj

Cilat kompani manipuluan çmimin e rrymës për Kosovën? Raporti i KOSTT-it zbulon emrat!

KushtrimGuraj

Belgjika shqyrton burgje në Kosovë dhe Shqipëri për migrantët e parregullt

KushtrimGuraj