Telenews

Këta janë 15 të dyshuarit që u rrahën brutalisht në Prizren, 9 përfundojnë në ndalim policor e 4 në spital

Por kush janë të dyshuarit që u futën në sherr dhe u dërguan në mbajtje?

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personat që janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë Shefqet Kude, Përparim Xhemollari, Zenel Xhemollari (20-vjeçar), Zenel Xhemollari (68-vjeçar), Karafil Qengaj, Endrit Kastrati, Shpejtim Kastrati, Gzuar Kapllani dhe Burim Kapllani.

I dyshuari Shpejtim Kastrati, sipas informacioneve që ka Sinjali është ai që ka përdorur armën e zjarrit dhe për pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar plagë, për çka është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sinjali mëson se personi që mbeti i lënduar nga arma është i dyshuari Liridon Kapllani, kurse personat e tjerë që janë përfshirë po ashtu në rast dhe janë lënduar janë Veprim Xhemollari, Qendrim Kapllani dhe Rrahim Kapllani. Kurse e dyshuara, Gonxhe Kapllani është liruar, për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, rrahja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një rasti të vjedhjes, që dyshohet se e kishte kryer njëri nga të dyshuarit dhe ka çuar deri në konflikt mes palëve, incident ky përveç armës u përdorën edhe shufra metalike, boks hekuri e brisqe.

Të njëjtat burime thonë se me vendim të prokurorit hetimet për këtë rast kanë nisur në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë” dhe që të zbardhen rrethanat e ngjarjes.
Rasti është konfirmuar dje edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

“Në këtë rrahje janë të përfshirë 15 persona, ku dyshohet se janë përdorur një armë zjarri, mjete të mprehta si dhe është gjet edhe një shufër metalike. Më urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar  9 persona për 48 orë, ndërsa në Spitalin Rajonal të Prizrenit janë duke u trajtuar 3 persona kurse një person është duke u trajtuar në QKUK, pasi ka pësuar lëndime të rënda për shkak se është i plagosur me armë zjarri”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj