Telenews

Këta janë dy togerët e arrestuar nga IPK-ja në aksionin e sotëm

Telenews.al pak më herët raportoi për aksionin që po zhvillohet nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe Doganën.
Në këtë operacion sipas informacioneve janë arrestuar 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë.
Sipas ‘Paparacit’ në mesin e të arrestuarve janë togerët e Policisë së Kosovës, Ramiz Ahmeti nga Klina, i cili punon si komandant i pikës kufitare Qaf Prushi dhe Xhavit Lokaj nga Gjakova, që punon si komandant i pikës kufitare Qafe Morine, regjioni perëndimor i kufirit Gjakovë.
Tutje thuhet se të arrestuarit po dyshohen për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga keqpërdorimi i detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, si dhe vepra që kanë të bëjnë me korrupsion. /Paparaci

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj