Telenews

Këta janë grupi i akuzuar kriminal për vrasjet në “Kolovicë”

policia-konfiskon-kozmetike-e-manaferra-pa-dokumente

Grupi kriminal i dyshuar për vrasjet e 26 marsit 2024 në Kolovicë do të përballet me aktakuzë.

Në bankën e të akuzuarve do të ulet vetëm njëri nga katër të dyshuarit, pasi tre të tjerë akoma nuk kanë përfunduar në duart e shtetit.

Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi sot se pas përfundimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Klankosova.tv ka mësuar se të akuzuarit në këtë rast janë Lum Halimaj, i cili ndodhet nën masën e paraburgimit, si dhe Ahmet e Naim Berisha (vëllezër), bashkë me Kaltrim Gashi.

Sipas aktakuzës, natën kritike, në rrugën ‘’Butrinti’’ në Prishtinë, në bashkëkryerje privojnë nga jeta të ndjerin Egzon Hazirin dhe Zejnie Gashi, ku me atë rast me dashje dhe me vetëdije kanë vënë në rrezik jetën e personave të tjerë.

Çka thuhej në dosjen e Prokurorisë, me të cilën kërkohej paraburgimi për Halimajn?

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Lum Halimaj në bashkëkryerje me të pandehurit Kaltrim Gashi dhe Bilal Kqiku në njërën anë pas njëmosmarrveshje paraprake me të pandehurit Ahmet Berisha Naim Berisha dhe personat e panjohur NN në anën tjetër, ashtu që me dt.26.03.2024 rreth orës 21:10 minuta në rrugën ” Butrinti”, në Prishtinë, ashtu që derisa të pandehurit Ahmet Berisha Naim Berisha dhe personat e panjohur NN kanë qenë në veturën Golf 8 ngjyrë bardhë, me qëllim të privimit nga jeta, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të të ndjerit Egzon Haziri dhe të pandehurve Bilal Kqiku Lum Halimaj dhe Kaltrim Gashi të cilët ishin në veturën Hyundai ngjyrë e zezë me targa 01-174 IQ, e me ç’rast nga të shtënat me armët e zjarrit, si pasojë e plagëve të marra nga zjarri ka ndërruar jetë Egzon Haziri, kurse i pandehuri Bilal Kaiku ka pësuar lëndime në këmbë dhe në dorë”.

“…në ato momente të pandehurit Lum Halimaj dhe Bilal Kqiku dhe Kaltrim Gashi të cilët ishin në veturën e të ndierit Egzon Haziri kanë shtënë me armë të zjarrit në drejtim të të pandehurve Ahmet Berisha Naim Berisha dhe personave te panjohur NN, e me çrast nga të shtënat e armëve të zjarrit nga ana e të pandehurve Lum Halimaj në bashkëkryerje me të pandehurit Kaltrim Gashi dhe Bilal Kqiku ne njëren anë dhe të pandehurit Ahmet Berisha Naim Berisha dhe personat e panjohur NN ne anën tjetër, ku për shkak të shtënave me armë të zjarrit janë rrezikuar edhe personat e tjerë, ku ka pësuar lëndime trupore e ndjera Zejnije Gubetini- Gashi e cila si pasoje e plagëve te marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jete në SHSKUK në Prishtinë me datë 27.03.2024, dhe e dëmtuara E.Mi ka pësuar lëndime trupore nga predhat e shkrepura nga armët e zjarrit në këmbën e majtë e cila ka qenë në veturën Vë Golf 7 me targa te Belgjikës me të ndjerën Zejnije Gubetini- Gashi e parkuar para shtëpisë së tyre, po ashtu i pandehuri Lum Halimai dyshohet se është lenduar nga vetura e tii duke tentuar të largohet nga vetura e ka përplasur për muri dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore”. /Klankosova.tv

Vërejtje: Personi apo personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Trump dhe Zonja e Parë largohen nga Mbretëria e Bashkuar

Donat Hashani

Krerët e OVL UÇK-së i tregojnë Guerotit shqetësimet që kanë në lidhje me Specialen

Donat Hashani

Albin Kurti pritet me brohoritje “Thaçi, Thaçi” në Vushtrri

Donat Hashani