Telenews

Këta janë pesë të arrestuarit për incidentin me armë zjarri në Lupç, tre nga ta janë në QKUK dhe po ruhen nga Policia

 

 

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e pesë personave për incidentin me armë zjarri dje në fshatin Lupç të Podujevës.

Sipas policisë, tre nga ta ende janë në trajtim mjekësor dhe nën sigurimin e policisë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se tre të arrestuarit që janë duke u trajtuar në QKUK janë: Berat Menxhiqi, Ferat Hoxha dhe Arianit Hoxha.

Thuhet se të dyshuarit tjerë që janë dërguar në mbajtje janë: Sejdi Hoxha dhe Ferit Menxhiqi

Policia ka njoftuar se ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve, e ku janë gjetur dhe konfiskuar disa copë fishekë të llojeve të ndryshme, po ashtu janë konfiskuar edhe dy vetura.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë përplasur në mes veti, në rast është përdorur edhe armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar të kalibrit të vogël. Të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”.

“Me urdhër të prokurorit, janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar, në njërën prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa copë fishekë të llojeve të ndryshme, po ashtu janë konfiskuar edhe dy vetura. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje, mirëpo tre prej tyre ende janë duke marr tretman mjekësor në QKUK dhe janë nën sigurim të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç të Podujevës. Tre prej tyre janë plagosur me armë zjarri, ndërsa njëri me thikë.

Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes disa personave që janë familjarë. Tashmë, pesë persona janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar si tentim vrasje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Qeveria i përgjigjet Brukselit që kërkoi themelimin e Asociacionit në bazë të propozimit të tyre

Donat Hashani

Philips: Nëse Trump zgjidhet president ka rrezik të eliminohet gradualisht baza ushtarake e “Bondsteel”-it

Donat Hashani

Moti për sot

Donat Hashani