Telenews

“Këtë vit, Real Madridi nuk na mund, kjo është vërtetuar” – Yamal i jep goditje mbretëve

Lamine Yamal kishte një mesazh pas lojës për Real Madridin pasi Barcelona siguroi titullin e Kupës së Mbretit në Sevilla. 

Blaugranat kanë bërë një hap tjetër më pranë një fitoreje të trefishit të mundshme këtë sezon pasi raketa e Jules Kounde në kohën shtesë vulosi një fitore të madhe në një ndeshje kaotike. 

Hansi Flick tani i shton Kupën e Mbretit,  fitorens në Superkupën e Spanjës ndaj Los Blancos në fillim të vitit 2025, ndërsa edicioni ende po ecën. 

Barcelona pret Interin më 30 prill, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa ka katër pikë epërsi në krye të La Ligës. 

Të besuarit e Flick do të përballen me Real Madridin edhe një herë këtë sezon, me një ndeshje në kampionat të planifikuar për 11 maj, e cila do të vendosë me siguri titullin. 

Megjithatë, pavarësisht fuqisë që Real Madridi tregoi duke u rikthyer dy herë, Lamine Yamal beson se Barcelona do të fitonte pavarëisht se sa gola do të pranonte. 

“Nëse ata shënuan një gol, thjesht nuk kishte rëndësi; nëse shënonin dy, nuk kishte rëndësi as kjo. Këtë vit, ata nuk mund të na mundin dhe kjo është vërtetuar”, deklaroi talenti i madh. 

Fjalët e Lamine Yamal mbështeten nga faktet, pasi skuadra e Flick ka fituar tre El Clasico deri më tani në 2024/25, nga një në La Liga, Superkupën e Spanjës dhe tani finalen e Copa del Rey. 

17-vjeçari shënoi në dy ndeshjet e para, dhe pavarësisht se nuk hyri në listën e shënuesve në finalen e fundit, ai dha dy asistime për Pedri dhe Ferran Torres. 

Adoleshenti ende kryeson listën e asistimeve në La Liga këtë sezon me 12 para shokut të skuadrës Raphinha me tetë.

Të ngajshme

Shpërthejnë grushtet në Prizren, sulmohet basketbollisti i Pejës nga tifozët vendas

Valjeta Turkaj

Juventusit i duhet vendi i katërt në Serie A që ta afrojë Sandro Tonalin

KushtrimGuraj

Prishtina akuzon gjyqtarët se ia ‘vodhën’ fitoren ndaj Trepçës

KushtrimGuraj