Telenews

Këto janë dy ndeshjet e sontme që zhvillohen në Champions League

Edhe këtë javë na presin ethet e kompeticionit më interesant për klube në botën e futbollit.
Champions League rikthehet sot me dy ndeshje ku do të zhvillohen ndeshjet e kthimit.
Në duelin e parë, Ajaxi ndeshet me Benficën dhe pas ndeshjes së parë ku rezultati ishte i barabartë (2-2) një spektakël i radhës na pret edhe sonte në ‘Johan Cruyff Arena” të Holandës.
Në duelin tjetër zhvillohet kryendeshja e natës me Manchester Unitedin që i bën konakun e nxehtë Atletico Madridit të Diego Simeones. Sfida e parë në ”Wanda Metropolitano” ishte mbyllur 1-1, derisa në ”Old Trafford” pritet të shohim bukuri futbolli me ekipet që do të tentojnë kalimin tutje.
Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 21:00. /Telenews.al/ 

Të ngajshme

Nora Gjakova pensionohet nga xhudoja

Donat Hashani

Shaqirit i lejohet ta ndërtojë vilën e planifikuar, por i vendosen disa kushte

Valjeta Turkaj

Spalletti drejt rinovimit afatgjatë me klubin bardhezi

Valjeta Turkaj