Këto janë ngjarjet e ditës 21 prill në Kosovë.
Mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, i cili bashkon 16 kompani nga Austria me kompani nga Kosova nga dhjetë sektorë të ndryshëm, me qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë. (Hotel “Emerald”, ora 09:00).
Dëshmitari i 11 i mbrojtjes së Salih Mustafës në Hagë, Musli Halimi vazhdon dëshminë para turpit gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK, ora 9:30).
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje (Salla C301 e KK, ora 11:00).
Komuna e Gjakovës organizon konferencë për media lidhur me mbajtjen e koncertit nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore. (Kabineti i Kryetarit të Komunës, ora 12:30).
Me rastin e Ditës së Tokës, Komuna e Prishtinës organizon pastrimin e Tullëtores. Ky aksion do të realizohet me FSK, Zjarrfikësit dhe Policinë (“Kodra e Trimave”, ora 13:00).
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i shënon “Ditën Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit”. (Hotel “Emerald”, ora 17:00).