Telenews

Këto janë ngjarjet kryesore për sot në Kosovë

Mbahet procesi gjyqësor në rastin e Pjetër Shalës. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C- 301, ora 11:00)

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje takim me Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile në bashkëpunim me qytetarë nga Kosova Lindore mbajnë protestë kundër politikave agresive të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. (Protesta nis në ora 11:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë)

Mbahet konferencë për media në prag të Festivalit të Këngës së RTK-së. (Salla e Filarmonisë së Pallatit të Rinisë, Prishtinë, ora 12:00)

UNDP, UNFPA dhe Olimpiada Speciale organizojnë një garë futbolli për të rinjtë me aftësi të kufizuar intelektuale dhe fizike për të shënuar Javën e Zhdukjes së Varfërisë. (“Taukbahçe”, në fushën e futbollit “Rilindja”, Prishtinë, ora 13:00)

Organizata “Zëri i Romëve Ashkalinj dhe Egjiptian” organizon “Close Air Cinema” në kuadër të kampanjës për parandalimin e martesave të hershme në Kosovë.(Teatri “Oda” Prishtinë, ora 14:00)

Mbahet ceremonia e shënimit të përvjetorit të 14-të të Vitit Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese. (Hotel “Emerald” Prishtinë, salla “Beethoven”, ora 17:15)

Mbahet takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. (Nju-Jork, ora 21:00 me kohë të Kosovës

Të ngajshme

Kosova dhe Serbia mbeten pa financime nga plani i BE-së për rritje ekonomike

Valjeta Turkaj

Mbeti jashtë Kuvendit, reagon Ilir Meta: Që nga 2008 kam luftuar për votën e lirë

Valjeta Turkaj

Kujdes: I arratisuri nga psikiatria merr veturën e babait dhe zhduket – familjarët alarmojnë për rrezik të madh

Erzana Fazliu