Telenews

KËTO JANË NGJARJET KRYESORE TË DITËS SOT NË KOSOVË

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.
Ngjarjet e datës 31 mars 2022:
– Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 9:00).

– Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vazhdën e aktiviteteve për fushën e Efiçiencës së Energjisë organizon tryezën për prezantimin dhe publikimin e dokumentit “Tipologjia dhe Performanca Energjetike e Ndërtesave të Banimit në Republikën e Kosovës. (Hotel Sëiss Diamond, ora 9:30)

– Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
– Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë mban konferencën ku do të bëhet prezantimi i raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2021. (Hotel Sirius, ora 10:30)
– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e Kërkesës për miratimin e Buxhetit për Komunat: Gjakovë, Prizren, Suharekë, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Podujevë pas aprovimit të Buxhetit për vitin 2022 nga Kuvendet Komunale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

– Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club “Rifat Kukaj” mban takim letrar me shkrimtarin Adem Gashi. (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00)

Të ngajshme

Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lirohen nga akuza

Valjeta Turkaj

DW: Serbia rrit armatimin me sisteme nga Kina, Vuçiq përshkallëzon retorikën rajonale

Valjeta Turkaj

Ushtari francez vritet në një sulm me dron ndaj një baze në Irak, Macron reagon menjëherë

Valjeta Turkaj