Telenews

KËTO JANË TËRMETET MË TË FUQISHME QË KANË GODITUR EVROPËN JUGLINDORE QË NGA VITI 1960

Qendra Sizmologjike Euromesdhetare (EMSC) publikoi të shtunën një hartë të tërmeteve të regjistruara në Evropën Juglindore gjatë 62 viteve të fundit.
“Pikat me ngjyra përfaqësojnë tërmetet që kanë goditur rajonin nga viti 1960 deri më sot. Të dhënat historike janë marrë nga Qendra Ndërkombëtare Sizmologjike”, njoftoi EMSC.
Së bashku me hartën, EMSC publikoi edhe të dhëna për tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në rajonin tonë.
Më shkatërruesi ndodhi më 15 prill të vitit 1979, rreth 15 kilometra larg bregdetit malazez. 129 persona humbën jetën pas tërmetit me magnitudë prej 6.9 ballësh.


Tërmeti i dytë më vdekjeprurës ndodhi më 1 qershor 1905, ku epiqendra ishte në qytetin shqiptar të Shkodrës, me magnitudë 6.6 ballësh ndërsa la të vdekur 120 persona, sipas EMSC.
Një tërmet me epiqendër në Shqipërinë veriperëndimore i regjistruar më 26 nëntor 2019 (6.4 të shkallës Rihter) vrau 51 persona.
Lexo po ashtu:
Tërmeti në Bosnje dhe Hercegovinë, konfirmohet viktima e parë – është një 27-vjeçare
Tërmeti në Bosnje dhe Hercegovinë, konfirmohet viktima e parë – është një 27-vjeçare
EMSC publikoi hartën dhe të dhënat pas tërmeteve që ndodhën mbrëmjen e kaluar në Bosnje-Hercegovinë, ku më i fuqishmi ishte me magnitudë 6.1 ballësh i shkallës Rihter ndërsa është ndjerë edhe në vendet fqinje duke përfshirë Kosovën.
Ndryshe, deri më tani është raportuar se një vajzë 27-vjeçare ka humbur jetën pasi një gur i madh kishte rënë në shtëpinë e saj në qytetin boshnjak, Stocas. /Telegrafi/
 

Të ngajshme

Rashiq: Tingëllon paradoksale, por unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se në Serbi

KushtrimGuraj

Si ka funksionuar grupi terrorist serb? – Policia e Kosovës publikon disa video të reja

KushtrimGuraj

Vetura godet lopën në autostradë në Kijevë

KushtrimGuraj