Telenews

Këto janë ushtritë më të fuqishme në botë

Platforma “Global Fire Power” ka publikuar listën e ushtrive më të fuqishme në botë për vitin 2024, ku vërehen disa ndryshime në renditje dhe kjo për shkak të luftës në Ukrainë dhe zhvillimeve të fundit gjeopolitike.

Në 10 vendet e para nuk ka ndonjë ndryshim të madh, përveç rënies së Francës me disa pozicione dhe ngjitjes së Turqisë në 8 vendet e para.

Fuqizim të madh të ushtrisë ka pasur dhe Ukraina, e cila ka marrë një ndihmë shumë të madh gjatë këtyre dy viteve luftë nga vendet e perëndimit.

Po ashtu, edhe Gjermania ka marrë masa të për modernizimin e armatimit që pas nisjes së ashtuquajturit operacion special të Rusisë.

“Global Fire Power” e bën renditjen e ushtrive më të fuqishme në botë duke u nisur nga një mori faktorësh siç janë teknologjia; numri i ushtarëve; infrastruktura; pasuritë nëntokësore; popullsia, etj.

Vendet e para në këtë renditje nuk kanë asnjë dyshim dhe iu përkasin SHBA, Rusisë dhe Kinës.

Ushtritë më të fuqishme në botë

Të ngajshme

Rrezik në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë, kabllot elektrike të rëna në tokë

Valjeta Turkaj

Lista Serbe “kampion” për shkelje e gjoba gjatë fushatës

Valjeta Turkaj

Gjashtë të arrestuar pas një përleshjeje në Viti, në vendngjarje konfiskohet drogë

Valjeta Turkaj