Telenews

Këto sipërfaqe s’duhet pastruar asnjëherë me sodë buke

keto-siperfaqe-s’duhet-pastruar-asnjehere-me-sode-buke

Edhe pse soda e bukës është një pluhur i imët, në fakt është një agjent i vërtetë gërryes pastrues.

Këto sipërfaqe i veçojmë si ato që soda e bukës mund të dëmtojë dhe shkatërrojë në mënyrë të pakthyeshme.

Mermer

Mermeri dhe kuarci janë goxha të fortë, por mund t’i prishni nëse i pastroni rregullisht me sodë buke. Çdo fshirje konsumon shtresën e sipërme mbrojtëse dhe përfundimisht mund të çojë në gërvishtje.

Xhami

Mes sipërfaqeve në të cilat do të vihen re menjëherë gërvishtjet është edhe xhami dhe soda e bukës do t’i lehtësojë shumë. Për pastërti dhe shkëlqim të përsosur, shmangni sodën e bukës.

Flokët

Maskat dhe preparatet që duhet të ndihmojnë në pastrimin e flokëve nuk duhet të përmbajnë sodë buke. I thanë flokët dhe i bën të dobëta e të brishta.

Dysheme dhe mobilie prej druri

Soda e bukës është shumë gërryes për t’u përdorur në sipërfaqe druri. Mund të dëmtojë sipërfaqen e drurit dhe të shkaktojë dëme të dukshme.

Çdo gjë me gërvishtje, të çara ose gdhendje

Meqenëse është pluhur, soda e bukës vendoset në çdo cep dhe çarje në sipërfaqen e objektit. Edhe pse kjo mund të ndihmojë në pastrimin e pjesës tjetër të një objekti të tillë, do të jetë e vështirë të hiqni pluhurin nga të çarat.

Të ngajshme

Rrjetet sociale nxisin refuzimin e vaksinave

Valjeta Turkaj

Antibiotikët kundër akneve: Kujt i ndihmojnë dhe sa gjatë mund të përdoren

Valjeta Turkaj

Studim: Mendësia ndaj ushqimit mund të ndikojë në humbjen e peshës

Valjeta Turkaj