Telenews

KF Drita e shqetësuar: Na u shtye ndeshja me Llapin pa asnjë arsyje nga FFK

Skuadra e Dritës së Gjilanit, para pak minutave ka njoftuar se dueli i tyre kundër KF Llapit i vlefshëm për xhiron e 14-të në futbollin kosovar, është shtyer.

Sipas klubit të Dritës, shqetësues është fakti se si një ndeshje shtyhet pa asnjë arsyje të vetme dhe vetëm marrin njoftim të thjeshtë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Tutje në njoftim të bardhekaltërve thuhet se ndryshimet e orareve ndodhin vetëm në raste të veçanta, gjë për të cilën në këtë ndeshje komisioni nuk pa pasur asnjë arsyje.

Njoftimi i gjilanasve mbyllet me ankesën se veprimet e tilla nuk i bëjnë aspak nder futbollit kosovar, por edhe tregohet mos-respekt ndaj klubeve dhe vetë, Superligës së Kosovës.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Shtyhet ndeshja për të dielën pa asnjë arsyje

FC DRITA shpreh shqetësimin sepse ndeshja e xhiros së 14-të e paraparë të zhvillohet të shtunën është shtyrë pa ndonjë arsyje për të dielën, 30 tetor.

Kur kishin mbetur më pak se 48 orë para ndeshjes KF Llapi – FC DRITA, vjen një njoftim në E-mail se ndeshja është shtyrë nga Komisioni i Garave të FFK-së pa dhënë ndonjë sqarim, ku dihet se ndryshimet e orareve bëhen vetëm në raste të veçanta gjë për të cilën komisioni nuk ka pasur arsyje në këtë rast.

Në anën tjetër, klubi ynë ka bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e ndeshjes së paraparë për të shtunën dhe zhvendosje e ndryshime pa arsye tregojnë jo seriozitet ndaj garave.

Veprime të tilla nuk i bëjnë aspak nder futbollit kosovar, duke treguar mos rrespekt ndaj klubeve dhe vet Superligës së Kosovës.

𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀⬜️🟦

Të ngajshme

Vinicius Junior hyn në elitën e Real Madridit me rekord golash dhe renditet krah legjendave

Valjeta Turkaj

Gol dhe asist, Qazim Laçi në 11-shen e javës në Superligë

Valjeta Turkaj

Rrahmani shënon gol në Çeki me Sparta Pragën

Rrezarta Ramaj