Telenews

KFOR-i i quan të rreme pretendimet se NATO-ja ka lëshuar raketa nga Kosova në drejtim të Iranit

KFOR-i ka reaguar ndaj pretendimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale se “NATO-ja ka lëshuar raketa nga kampi “Bondsteel” apo objekte të tjera të NATO-s në Kosovë drejt Iranit”, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Në një njoftim për media, misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë thekson se ky pretendim është i rremë dhe se NATO-ja e hedh poshtë plotësisht një gjë të tillë. Sekretari i përgjithshëm Mark Rutte, ka bërë të qartë se NATO-ja si organizatë nuk është e përfshirë në fushatën aktuale ajrore kundër regjimit iranian.

Tutje thuhet gjithashtu se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë rol kyç në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal në kuadër të misionit të KFOR-it.

Aktualisht, SHBA-ja ka rreth 600 trupa të dislokuara në KFOR dhe udhëheqin Komandën Rajonale Lindje (RC-East), e cila kontribuon në aktivitetet e përditshme të misionit, përfshirë patrullimet, ushtrimet dhe bashkëpunimin me komunitetet lokale.

Misioni paqëruajtës i Aleancës Veriatlantike, rithekson se vazhdon të përmbushë mandatin për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë, në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Të ngajshme

Dështimi për presidentin në ballinat e mediave të huaja: Zgjedhjet e treta brenda një viti

KushtrimGuraj

Kaplohet nga zjarri një stallë në Madanaj të Gjakovës, s’kishte bagëti brenda

KushtrimGuraj

Çfarë preferohet për dhurata në 7 dhe 8 Mars?

Rrezarta Ramaj