Telenews

KFOR-i i referohet universitetit në veri si “Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë”

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua para dy ditësh me Nebojsha Arsiq, i cili është rektor në Universitetin e Mitrovicës së Veriut. KFOR-i, në një njoftim të tij në Twitter, iu referua Arsiqit si “rektor i Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë”.

Në këtë takim, KFOR njoftoi se u vlerësua rëndësia e arsimit për gjeneratat e reja dhe u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit me KFOR-in.

“Komandanti i KFOR-it, MG Angelo Michele Ristuccia, është takuar me profesorin Nebojsha Arsiq, rektor i Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë. Takimi ishte një mundësi për të theksuar rëndësinë e arsimit tek gjeneratat e reja dhe për të thelluar bashkëpunimin e mundshëm me KFOR-in.” – thuhet në cicërim.

KFOR Commander, MG Angelo Michele Ristuccia, met with Professor Nebojša Arsić, Rector of the University of Pristina in Mitrovica. The meeting was an opportunity to emphasise the importance of education in the younger generations and to deepen possible cooperation with #KFOR. pic.twitter.com/Ag5EZE09yO

— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR)
May 17, 2023
Vlen të theksohet se Universiteti i Mitrovicës së Veriut nuk është i akredituar në Kosovë për shkak të mungesës së hartimit të një statusi në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe konsiderohet si institucion i paligjshëm ose paralel nga autoritetet e Kosovës.

Ky universitet u zhvendos nga Prishtina në Mitrovicën e Veriut pas luftës në Kosovë.

Të ngajshme

Horoskopi ditor

Erzana Fazliu

Çeku akuzon Ramën se tentoi të mashtrojë një investitor – ky ia tregon kërkesën që iu refuzua nga Ministria e Sveçlës

KushtrimGuraj

Radomiroviq thotë se ishte dëshmitar i rastit të rrëmbimit të serbit në kufi: E bëri grupi i Radoiçiq

KushtrimGuraj