Telenews

KFOR-i kishte negociuar tërheqjen e paramilitarëve nga Banjska – çfarë thotë raporti i ICG-së

Organizata joqeveritare “International Crisis Group”, është cituar sot për një raport lidhur me sulmin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, në komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s.

Aty është thënë se në raportin e ICG-së është përmendur se KFOR-i ka negocuar për tërheqjen e paramilitarëve serbë nga Banjska.

Në raport thuhet se kanë qenë paqeruajtësit e NATO-s ata që kanë zbuluar lëvizje të pazakonshme pranë Banjskës, një fshat në komunën e Zveçanit, dhe njoftuan policinë e Kosovës.

Pas daljes në vendngjarje të policsë sulmi, sipas raportit, nisi dhe një polic është vrarë dhe janë lënduar disa të tjerë.

E tërheqja e paramilitarëve serbë që ishin pozicionuar në manastirin e Banjkskës sipas ICG-së u bë me negocimin e KFOR-it.

“Nga frika e një gjakderdhjeje, KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit në pyjet përreth, nga të cilat ata u shkrinë. Kosova beson se deri në 200 luftëtarë të tjerë ishin fshehur në atë kohë në pyllin e dendur midis Banjskës dhe kufirit serb”, thuhet në këtë raport.

Tutje, raporti flet për armatimin që u gjet pranë Manastirit të Banjskës, si dhe për hetimet e palës kosovare që sulmuesit ishin të trajnuar në bazat e ushtrisë serbe.

“Prishtina publikoi pamjet me dron, të cilat dukej se tregonin Milan Radoiçiq, një figurë e shquar në skenën serbe të Kosovës, duke udhëhequr grupin Banjska. Radoiçiq ishte nënkryetar i partisë politike Listë Serbe. Një biznesmen i pasur me interesa në Serbi dhe rajon, ai shihet gjerësisht si “sundimtari joformal i Kosovës veriore”, sipas fjalëve të një gazete të Beogradit të opozitës”, thuhet tutje në raport.

 

source

Të ngajshme

Kurti uron kryeministrin Mickoski për pozitën e re: Mezi pres t’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale me Maqedoninë e Veriut

Donat Hashani

Deklarata brilante e Daliqit për futbollistin e tij: “Këtij lojtari i kërkoj falje, e meriton”

Donat Hashani

Lajçak për Draftin e Asociacionit: Nuk do të propozoja kurrë diçka që nuk do ta propozoja për vendin tim

Donat Hashani