Telenews

KFOR-i turk kryen patrullime në pikën kufitare me Serbinë

KFOR-i turk ka vazhduar patrullimet në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit të NATO-s, ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime ditore gjatë ditës dhe natës përgjatë kësaj vije kufitare

“Ushtarët turq të dislokuar në Kosovë si pjesë e KFOR-it kryejnë një patrullë sigurie përgjatë vijës kufitare administrative. Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime ditore gjatë ditës dhe natës përgjatë ABL”, thuhet mes tjerash në postimin në Facebook.

Po ashtu, KFOR-i edhe në herë është zotuar për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, vazhdon njoftimi.

Të ngajshme

Si të pyesni dikë nëse janë ‘single’ apo jo, pa e bërë të qartë që i pëlqeni!

Donat Hashani

Ministri Maqedonci mohon se FSK e ka humbur një dron, përkundrazi thotë diçka tjetër

Donat Hashani

U kërkua për vrasje në Gjermani, ky është 27-vjeçari shqiptar që u arrestua në Kosovë (FOTO)

Donat Hashani