Telenews

KFOR-i zhvillon ushtrim për viktima masive në Bondsteel, simulohet evakuimi me helikopter –

Personeli i Komandës Rajonale Lindje (RC-E) të KFOR-it, në bashkëpunim me partnerët shumëkombësh dhe zjarrfikësit e kampit “Bondsteel”, ka zhvilluar një ushtrim për reagimin ndaj një incidenti me viktima masive.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtrimi kishte për qëllim testimin e aftësive të pjesëmarrësve për t’u përgjigjur në situata emergjente, për të ofruar ndihmë të menjëhershme mjekësore dhe për të koordinuar evakuimin e të lënduarve.

Gjatë simulimit u përfshi edhe transportimi i pacientëve të simuluar me një helikopter të tipit UH-60 Black Hawk.

“Ushtrimi u përqendrua në koordinimin dhe ndërveprimin midis personelit të KFOR-it dhe ndihmësve të emergjencave, duke mbështetur gatishmërinë e tyre për t’iu përgjigjur situatave emergjente”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Tirana në flakë, protestuesit sulmojnë Komisariatin e Policisë –

KushtrimGuraj

Mision kërkim-shpëtimi në Ferizaj, ekipet e SHKKSH-së nisen në aksion –

KushtrimGuraj

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj