Ushtarët armenë të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, zhvilluan një stërvitje me helikopter në selinë e KFOR-it, në Kampin Film City në Prishtinë.
Sipas njoftimit të NATO-s, ky aktivitet kishte për qëllim përmirësimin e procedurave të hipjes dhe zbritjes nga helikopteri, me synimin për të rritur aftësinë e tyre për dislokim ajror.

KFOR thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.