Telenews

Khloé Kardashian ka vendosur të mos i editojë më fotot: “Dukesha si personazh i animuar”

Khloé Kardashian është kritikuar shpesh gjatë viteve për përdorimin e Photoshop-it dhe FaceTune në Instagram, por mesa duket ka vënë mend, i ka marrë për bazë këshillat dhe nuk i editon më fotot e saj.

Duke folur në podkastin e saj, “Khloé in Wonderland”, ajo iu përgjigj pretendimeve se përdor gjithmonë Photoshop në postimet e saj, duke thënë:

“Jo, nuk e bëj, por ka pasur një periudhë kur padyshim që e bëja. Kam qenë rreth disa njerëzve që më bënin të ndihesha sikur duhej ta bëja. Mendoj gjithashtu se ishte edhe epoka e tillë. Më dukej sikur shumë njerëz përdornin Photoshop, ose e ekzagjeronin shumë më tepër sesa sot.”

Ajo shtoi: “E ndjej se ka pasur një periudhë kur të gjithë ishim të zhytur në këtë mënyrë jetese me filtra dhe nuk mund ta shihnim veten pa një filtër. Ka ditë kur mendoj: “uhh, më duhet një filtër”. Nuk ndihem mirë me veten”.

Khloé vijoi duke thënë se dukej si një “personazh i animuar” dhe shtoi: “Ishte poshtëruese që kam menduar se ai ishte versioni im më i mirë”.

“Ndihesha keq që mendoja se duhej të dukesha ashtu,” vazhdoi ajo. “Por isha e rrethuar nga njerëzit që vepronin në atë mënyrë. Kur ata më bënin një foto, ma editonin përpara se të ma jepnin. Unë pastaj mendoja se ashtu dukesha dhe kur më fotografonin paparacët, mendoja: “Nuk dukem kështu. Dukem si në këtë foto”. Më është dashur të riformatoj trurin për të menduar: “Në rregull, duhet t’i lëmë filtrat mënjanë. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk dukem kështu dhe nuk dua të dukem kështu”. Ishte një kohë e çuditshme”, pranoi ajo.

Bashkëthemeluesja e Good American shtoi se ka qenë “e zhytur krejtësisht në botën e filtrave”, por tani e ka lënë pas këtë epokë dhe nuk do që ta bëjë më!

Epo, koha e natyrales po vjen!

Të ngajshme

Marina publikon foton e vajzës: Më ngjan mua

KushtrimGuraj

Zaimina Vasjari shijon pushimet, merr vëmendjen me format trupore në një palë bikini

KushtrimGuraj

Dafina dhe Kreshniku bëhen prindër, ky është emri i veçantë

Donat Hashani