Prerja ilegale e pyjeve është një dukuri e shpeshtë në Kosovë. Persona të ndryshëm kapen në flagrancë nga zyrtarët e pylltarisë duke prerë dru në pyje, të cilët më pas i zë sherri me të dyshuarit.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Milefc të Prishtinës, ku një person dyshohet se ka kërcënuar një zyrtar të pylltarisë.
Burimet e Gazetës brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit janë kapur në flagrancë me dru të ngarkuara, për të cilat nuk kanë arritur që paraqesin dokumentet përkatëse.
Me të kuptuar nga zyrtari se drutë do të konfiskohen, i dyshuari e ka kërcënuar se për këtë do të japë përgjegjësi.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për veprën penale ‘Kanosje’.