Telenews

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Bëjeni qeverinë, LDK me vullnet rri në opozitë

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Daorsa Kica-Xhelili, i ka reaguar ministrit të Kulturës, Hajrulla Çekut, ku ky i fundit iu drejtua LDK-së, se si po e kërkoni postin e Kryeministrit, përderisa fituesi është trefish para teje.

Ajo përmes rrjeteve sociale, i tha se bëjeni ju qeverinë, ndërsa LDK-ja qëndronë në opozitë.

“Këta a NUK kuptojnë çka themi ne, apo bëhen që nuk kuptojnë? Apo qëndrimet tona janë “sport i rëndë” për ta?Ju kemi thënë e po ua themi prap: A jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË! LDK, me vullnet të mirë, qëndron në opozitë”!

“LDK, me vetëdije të plotë NUK I NDRYSHON qëndrimet paraelektorale. Ato mbesin të njëjta, ato mbesin të shenjta”, shkroi Doarsa Kica Xhelili./Telenews.al/

Të ngajshme

Ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thikë e më pas hidhet nga ballkoni

Valjeta Turkaj

Kurteshi fyen gazetarët: Jeni media kriminale të vrasësve me pagesë

Valjeta Turkaj

Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ndalon punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Valjeta Turkaj