Telenews

Kim Jong-un ndërton tetë shtëpi të reja për t’iu ikur sulmeve nga armiqtë

Lideri diktator i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka ndërtuar tetë shtëpi të reja në “qytetin e tij të ndaluar”, në mënyrë që armiqtë e tij të mos mund ta dinë kurrë se në cilin po fle.

Një analizë e re zbuloi se tetë shtëpi të reja luksoze janë ndërtuar në kompleksin Ch’angkwangsan, një pronë e fshehtë në zemër të Phenianit.

Secili prej këtyre komplekseve ka vendbanime për të dhe familjen e tij, si dhe ambiente argëtimi dhe ngrënieje. Dhe pastaj ka një sërë shtëpish pritëse të cilat janë të banuara nga anëtarë të tjerë të familjes dhe ndihmës të afërt.

Shtëpitë ofrojnë një standard jetese që është i panjohur për shumicën e qytetarëve të Koresë së Veriut, për të cilët energjia elektrike dhe madje edhe ushqimi janë mallra gjithnjë e më të pasigurta, shkruan DailyMail.

 

Të ngajshme

Të shtëna me armë zjarri në Veternik, tre persona të plagosur nga arma, një tjetër nga thika

Rrezarta Ramaj

Klubet angleze kërkojnë kompensim nga City

Yllka Gashi

Hamza fton qytetarët në protestën e 1 Tetorit kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi