Telenews

Kim Kardashian blen shtëpinë 70 milionë dollarëshe të Cindy Crawford

kim-kardashian-blen-shtepine-70-milione-dollareshe-te-cindy-crawford

Kim Kardashian raportohet të ketë blerë një shtëpi të re në Kaliforni, e cila më para i përkiste supermodeles Cindy Crawford dhe bashkëshortit të saj Rande Gerber.

Sipas mediave amerikane, 41 vjeçarja mendohet të ketë shpenzuar 70 milionë dollarë për rezidencën që ndodhet përballë detit në Malibu, e cila ka një sipërfaqe prej 7000 metra katrore.

Prona ndodhet vetëm 20 km larg shtëpisë së ish bashkëshortit të saj Kanye West, e cila u ble së fundmi prej tij për 57 milionë dollarë.

Shitja e kësaj prone konsiderohet si marrëveshja më e madhe në Malibu dhe shtetin e Kalifornisë për vitin 2022.

Pallati veror dikur i përkiste modeles së Vogue, Cindy Crawford, e cila jetoi aty me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Çifti e bleu atë në vitin 2015 dhe më pas e shiti në 2018 për një shifër prej 45 milionë dollarësh.

Vila e stilit mesdhetar është ndërtuar në vitin 1944 dhe u rimodelua më 1990 dhe më pas nga Cindy dhe Rande në vitin 2016.

Të ngajshme

Patris Berisha konfirmon lidhjen me Santiana Malokun me një fotografi intime nga ashensori

KushtrimGuraj

Fifi dhe Muma sjellin këngën e re “Amore”

KushtrimGuraj

Alaudini dhe Olsa ngacmojnë për kandidatët e edicionit të katërt të Big Brother: Sa të mirë janë

KushtrimGuraj