Telenews

Kim Kardashian flet hapur pas diagnozës së aneurizmës në tru

kim-kardashian-flet-hapur-pas-diagnozes-se-aneurizmes-ne-tru

Ylli amerikan i reality show-t, Kim Kardashian, foli hapur për gjendjen e saj shëndetësore, pasi zbuloi së fundmi se kishte një aneurizëm në tru. Ajo e bëri të ditur diagnozën për publikun për herë të parë në njoftimin e sezonit të shtatë të reality show-t familjar “The Kardashians”.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Good Morning America”, themeluesja 45-vjeçare e markës SKIMS shpjegoi se iu desh t’i nënshtrohej një sërë skanimesh shtesë të trurit, përfshirë një skanim Prenuvo në Klinikën Cedars-Sinai.

“Thjesht shikoni episodin tjetër, gjithçka do të shkojë mirë”, tha Kardashian. Ylli theksoi sa e rëndësishme është të vendoset shëndeti në radhë të parë.

“Kontrolloni gjithmonë gjithçka dhe kujdesuni për trupin tuaj. Shëndeti është pasuri dhe duhet të jeni të kujdesshëm në çdo gjë që bëni”, tha ajo.

Në njoftimin e sezonit të shtatë të “The Kardashians”, Kim tha se iu diagnostikua një “aneurizëm e vogël”, gjë që e shqetësoi motrën e saj të madhe Kourtney Kardashian.

Kim dhe Kanye ishin të martuar nga viti 2014 deri në vitin 2021 dhe kanë katër fëmijë së bashku: North (12), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6). Kardashian ka thënë më parë se divorci dhe prindërimi sjellin sfida shtesë, por se fëmijët e saj janë përparësia e saj.

Të ngajshme

I vdiq djali i porsalindur, reperi bën postimin prekës

KushtrimGuraj

‘Murgeshë seksi’ Xheneta ‘ndez rrjetin’ me imazhet e fundit

KushtrimGuraj

Rita Ora fillon të ndjek Yll Limanin në Instagram – vëmendje ndërkombëtare për artistin shqiptar

KushtrimGuraj