Telenews

Kim Kardashian: U martova nën ndikimin e drogës

Kim Kardashian, tashmë e njohur si influencuese globale dhe themeluese e markës së suksesshme SKIMS, ka zbuluar detaje nga e kaluara e saj në një intervistë për podkastin “Call Her Daddy”.

Në moshën 19-vjeçare, Kim ishte martuar me producentin muzikor Damon Thomas në një ceremoni spontane në Las Vegas, në kapelën e njohur Little White Chapel.

Ajo pranoi se në atë kohë ishte nën ndikimin e drogës, gjë që ndikoi në vendimin e saj për martesë.

“Isha nën ndikimin e drogës kur u martova”, rrëfeu Kim, duke shtuar se nuk i kishte treguar askujt nga familja.

“Ata e mësuan vetëm pasi panë të dhënat e martesës në internet”.

Martesa me Thomas zgjati nga viti 2000 deri në 2004 dhe shpesh është përmendur si një periudhë e vështirë në jetën e Kim.

Të ngajshme

Menaxheri i Gjestit publikon këtë njoftim për këngëtarin

Valjeta Turkaj

Shkurte Fejza dhe Arif Vladi pritet të këndojnë sot në protestën kundër Gjykatës Speciale

Erzana Fazliu

Ja kush do të jetë opinionistja në ‘Big Brother VIP Kosova 4’

Erzana Fazliu