Telenews

Kina e mohon se Rusia i kërkoi ndihmë ushtarake

Shteti i Kinës i ka quajtur “dezinformata” fjalët e zyrtarëve amerikanë se shteti i Rusisë i ka kërkuar ndihmë ushtarake për luftën në Ukrainë.
Nga shumë media amerikane, por edhe të tjera u tha se Moska kishte kërkuar mbështetjen e Pekinit, duke cituar zyrtarë amerikanë të paidentifikuar, shkruan Skynews.
Më herët, ambasada e Kinës në Uashington tha se nuk mund t’i konfirmonte këto pretendime, duke shtuar se mbështet të gjitha përpjekjet drejt një zgjidhjeje paqësore të krizës.
Por tani, një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze ka pretenduar se këto pohime janë “dezinformata” që vijnë nga SHBA-ja.
Kina i ka quajtur “dezinformata” pohimet e zyrtarëve amerikanë se Rusia i kërkoi Pekinit t’i jepte ndihmë ushtarake në Ukrainë.

Të ngajshme

“E ke merituar”, Londrimi zbulon çfarë i tha Demet Ozdemir pas daljes nga Big Brother

Rrezarta Ramaj

Konfirmohet vdekja e ushtarit të shtatë amerikan në luftën me Iranin

Rrezarta Ramaj

Maqedonci reagon pas deklaratave të Vuçiqit: Kosova do të forcojë kapacitetet mbrojtëse

Rrezarta Ramaj