Telenews

Kina në anën e Serbisë, komenton situatën në veri të Kosovës

“Kina mbështetë përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e këtij vendi, Mao Ning, duke komentuar situatën në veri të Kosovës.

“Kina i kushton vëmendje të madhe ngjarjeve përkatëse, mbështet përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, tha ajo.

Mao Ning theksoi se Kina “i bën thirrje NATO-s të respektojë sinqerisht sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit dhe të bëjë atë që do të kontribuojë për paqen rajonale”.

Ajo shtoi se pala kineze “është kundër veprimeve të njëanshme të organeve të përkohshme vetëqeverisëse të Prishtinës”.

Të ngajshme

Studentët sfidojnë regjimin në Iran, rikthehen në protesta masive

KushtrimGuraj

“Përcolla botërisht shqetësimin për maskaradën e drejtësisë në Hagë” – Rama për ish-krerët e UÇK: Kërkesë mizore për 45 vjet burg

KushtrimGuraj

Pse evropianët po zgjedhin marrjen me qira para blerjes së shtëpisë?

Rrezarta Ramaj