Telenews

Kjo është arsyeja se pse Vulin u largua nga BIA

Aleksandar Vulin, drejtor i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë së Serbisë, i sanksionuar nga SHBA, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Në një deklaratë për media, Vulin ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja “po e kërkojnë kokën e tij si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë”.

Lidhur me këtë, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për Serbi, Sonja Biserko, thotë se nga Banjska e deri më sot është intensifikuar aktiviteti perëndimor dhe presioni i madh ndaj Serbisë, sepse ngjarja në Banjskë është një paralajmërim se çfarë mund të kishte ndodhur.

“Presioni u rrit dhe herën e fundit që Ursula Von der Leyen ishte atje ajo tha qartë se Serbia pritet ta njohë Kosovën, që do të thotë se Kosova duhet të lejohet të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe se duhet lejuar të bëjë shumë gjëra të tjera dhe me sa mund të shohim ajo pjesë për Vulin është përmbushur. Vuçiq përfundimisht u detyrua të zëvendësojë Vulin,” ka deklaruar Biserko për Antena M

Biserko është e mendimit se Vuçiq nuk hoqi dorë nga bindjet e tij, por se u detyrua të zëvendësojë Vulin.
“Natyrisht që presioni i Perëndimit ndaj aktorëve në Ballkan është rritur dhe mendoj se kjo para së gjithash i përket largimit përfundimisht nga politika e zbutjes dhe nënçmimit ndaj Serbisë, me shpresën se do ta kthejnë atë drejt Perëndimit, gjë që nuk ndodhi.Do të shohim se si do të zhvillohen gjërat më tej, do të shohim se kush do ta zërë vendin e Vulin, ndoshta dikush nga rrethi i tij i ngushtë. Ne e dimë që Vulin ishte agjent rus, ai punonte për Rusinë. Ai filmoi opozitarët rusë i cili ka pasur takime në Serbi dhe e ka çuar direkt te Peskov. Ai ka bërë një sërë gjërash që flasin për lidhjen e tij me shërbimin rus”, tha Biserko.

Biserko konkludon se Vulinin do ta zëvendësojë dikush nga mjedisi i tij i cili, siç shton ajo, do të jetë verbalisht më i moderuar në atë që thotë duke marrë parasysh rrethanat në të cilat ndodhet Serbia tani. /Telenews.al/

Të ngajshme

Zelensky: Të dashur aleatë, Putini po ju teston

KushtrimGuraj

Njësoj si të pish 50 cigare në ditë, ky është qyteti më i ndotur në botë

KushtrimGuraj

Osmani e ka përgëzuar USAID’in për miqësinë e palëkundur për Kosovën

KushtrimGuraj