Ikona e muzikës shqiptare, Shyhrete Behluli, ka sjellë një dhuratë të re për adhuruesit e saj.
Këngëtarja sapo ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Dashuria e Parë”, një baladë e ndierë që rikthen Shyhreten në zhanrin e këngëve me tematikë dashurie dhe malli, duke prekur thellë dëgjuesit.
Ky projekt muzikor vjen si një bashkëpunim i shkëlqyer artistik mes emrave të njohur të skenës. Teksti dhe Melodia janë krijuar nga mjeshtri i baladave, Ilir Berani, ndërsa Orkestrimi është realizuar nga producenti i njohur, Wirusi. Videoklipi, me një estetikë të kuruar dhe emocionale që i përshtatet ndjeshmërisë së këngës, mban firmën e MProduction.
“Dashuria e Parë” pritet të jetë një sukses i menjëhershëm, duke u shtuar koleksionit të hiteve të Shyhrete Behlulit.
Kënga tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat muzikore.

